Kurti: Kosova më shumë se shtetet tjera është një vend që mbështetet thellësisht në diplomaci

Kryeministri Albin Kurti ditën e sotme ka marrë pjesë në edicionin e 10-të të Shkollës Diplomatike për diplomatë të rinj në Pejë.

Për pesë ditë, nga 21 deri me 25 tetor nga ky edicion, në gjithsej 13 sesione të ndryshme përgjatë javës, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të ndjekin panele të diskutimit me ekspertë të fushës, përfaqësues të lartë të qeverisë, profesorë universitarë e përfaqësues diplomatikë në kuadër të temës qendrore të edicionit të sivjetmë, “Roli për Humanizimin: Vitaliteti i Përpjekjeve Diplomatike për Përballimin e Krizave”.

Kryeministri Kurti ka uruar pjesëmarrësve sesione të suksesshme dhe përvojë të pasur në Kosovë, ku ai tha se më shumë se shtetet tjera, Kosova është një vend që mbështetet thellësisht në diplomaci.

“Nga Madeleine Albright te Martti Ahtisaari, arritjet tona kanë qenë kryesisht sukses i diplomacisë, të mbështetur nga diplomacia e fortë (hard poëer) dhe diplomacia e butë (soft power). Si një vend që ka përfituar shumë nga diplomacia ndërkombëtare, ne besojmë fuqishëm se është detyra e jonë të investojmë në trajnimin e diplomatëve të mëdhenj, jo vetëm për të nxitur përparimin tonë shumë të nevojshëm por gjithashtu për të kontribuar dhe shpaguar botën. Shkolla Diplomatike, e cila tani po feston 10ëvjetorin e saj, është një nga mënyrat sesi po e bëjmë këtë”, u shpreh kryeministri.

Ai tha se, që një diplomaci të jetë e suksesshme, kërkohet zotërim i mirë i historisë së rajonit, të kuptuarit e kulturës së njerëzve apo popullit dhe konsideratë ndaj ekonomisë së vendit.

“Të zotërosh historinë do të thotë të jesh në gjendje të mendosh në kontekstin e kohës dhe të gjesh përgjigje për pyetjet aktuale, sepse shumë nga sfidat e tanishme nuk janë vërtet të reja. Ato vijnë nga një sfond historik që na paraqiten në formë tjetër, por të rrënjosur në histori, të ushqyer nga kultura dhe të kushtëzuar nga ekonomia”, tha Kurti. Krahas kryeministrit, fjalim mirëseardhës pati edhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika GërvallaëSchëarz, e cila theksoi se prania sot, pikërisht në Kosovë, e pjesëmarrësve nga 30 vende të ndryshme, nënvizon besimin tonë të përbashkët për rolin qenësor të diplomacisë. “Kosova është produkt i bashkëpunimit ndërkombëtar, e lindur nga një përpjekje e vendosur globale për të ndalur luftën dhe gjenocidin, për të siguruar paqen dhe për të ndërtuar një të ardhme të bazuar në drejtësi dhe respekt të ndërsjellë. Historia jonë shërben si një rikujtim i fuqishëm i rëndësisë së diplomacisë në përballje me kriza dhe në parandalimin e tyre para se ato të ndodhin”, u shpreh ministrja Gërvalla.

Fjalë mirëseardhëse në ceremoninë hapëse patën edhe Mirjeta Behluli, ushtruese e detyrës e Drejtores së Përgjithshme të Akademisë Diplomatike, Rudina Nallbani Hoxha, Menaxhere e Programit në Fondacionin Friedrich Ebert dhe Mattias Conrad, zëvendësambasador i Gjermanisë në Kosovë. Edicioni i 10- të jubilar i Shkollës Diplomatike për diplomatë të rinj organizohet nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në bashkëpunim me Fondacionin Friedrich Ebert. /21Media

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button