Kurti: Kosova vendi më pro-BE në Ballkanin Perëndimor, por më i izoluari

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se sot bëhen 4 vjet që kur Komisioni Evropian konfirmoi për herë të dytë se Kosova i përmbush të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.
Kurti ka shkruar në “Twitter” se Kosova është vendi më demokratik dhe pro-BE në Ballkanin Perëndimor, por më i izoluari.
“Shpresat e qytetarëve tanë duhet të përmbushen me vendosmërinë dhe solidaritetin e BE-së”, ka shkruar ai.


Kosova është vendi i vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor, qytetarët e së cilës nuk mund të lëvizin lirshëm në zonën Shengen. Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian kanë rekomanduar që të merret vendim pozitiv në këtë drejtim./21Media

Back to top button