Kurti krahason fitoren e Bidenit me fitoren e VV-së në zgjedhjet e 14 shkurtit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka kujtuar ditën kur Joe Biden ka fituar zgjedhjet në SHBA. Kurti përmes një postimi në Facebook ka bërë një krahasim me fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë.
Kurti ka thënë përmes një statusi në Facebook se 3 nëntori i vitit 2020 ishte një ditë historike dhe se fitorja e Bidenit në SHBA, i ka paraprirë fitores historike të LVV-së më 14 shkurt të këtij viti.

“Fitorja historike e presidentit Biden më 3 nëntor 2020, i ka paraprirë edhe fitores historike të Lëvizjes VETËVENDOSJE! më 14 shkurt 2021, me një program të bazuar në parimet e drejtësisë, barazisë dhe zhvillimit, një program jo shumë larg atij mbi të cilin kandidati Joe Biden ka kërkuar dhe fituar besimin e një shumice të madhe të votuesve amerikanë. Në këtë mënyrë, dy palë zgjedhjet, ato më 3 nëntor dhe ato më 14 shkurt, dëshmuan se ajo çka i lidh më thellësisht republikat tona, nuk janë interesa të ngushta gjeopolitike, por parime dhe vlera demokratike. Me rastin e përvjetorit të zgjedhjes së tij, i uroj sërish presidentit Biden suksese e punë të mbarë”, ka shkruar Kurti.
Kurti ka shtua shtuar se është fat i mirë i Kosovës, që si president i aleatit më të rëndësishëm të shtetit, është zgjedhur miku i shqiptarëve për vite me radhë./21Media
Back to top button