Kurti: Krahasuar me 10 vjet më parë, Kosova ka ulur shkallën e varfërisë për 35%

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se krahasuar me 10 vjet më parë Kosova ka ulur shkallën e varfërisë për 35%.

Kurti duke komentuar raportin e Bankës Botërore, është shprehur se janë rritur për 50% të ardhurat për kokë banori.

“Lavdërime të larta për Kosovën nga Banka Botërore këtë javë. Sipas këtij institucioni, krahasuar me 10 vite më parë, Kosova ka rritur të ardhurat për frymë për 50 për qind dhe ka ulur shkallën e varfërisë për 35 për qind, pra ‘duke tejkaluar vendet e njëjta me të ardhura të ngjashme për frymë’”, ka shkruar Kurti në “Twitter”.

Ndryshe, sipas BB-së, brenda dekadës së fundit, vendi ynë ka shënuar progres të qëndrueshëm ekonomik.

“Gjatë dekadës së fundit, Kosova ka shënuar progres të qëndrueshëm ekonomik, me rritje prej afro 50 për qind të të ardhurave për frymë dhe ulje prej 35 për qind të shkallës së varfërisë”, thuhet në raport./21Media

Back to top button