Burg për dy peshkatarë, mashtruan në garë peshkimi

Dy peshkatarë që u akuzuan për mashtrim gjatë turneut të peshkimit “Lake Erie Walleye Trail” në shtator të vitit të kaluar, janë dënuar me burgim.

Ishte zbuluar se ata kishin mbushur peshqit me pesha dhe file peshku.

Si pjesë e marrëveshjes së arritur në mars, Jacob Runyan dhe Chase Comnisky, pranuan fajësinë për mashtrim dhe për pronësi të paligjshme të kafshëve të egra. Po ashtu u akuzuan për tentim për mashtrim të madh.

Runyan dhe Cominsky do të vuajnë nga 10 ditë në burg dhe gjashtë muaj burgim me kusht, sipas dokumenteve të gjykatës. Ata duhet të dorëzojnë varkën. Po ashtu duhet të paguajnë gjobë 2500 dollarë. Gjysma e gjobës mund të ketë me kusht nëse ata vendosin të bëjnë një pagesë në vlerë 1250 dollarë në një organizatë jofitimprurëse.

Po ashtu atyre iu është pezulluar licenca e peshkimit për tre vjet.

Runyan dhe Cominsky ishin pranë të fitonin çmimin 28.760 dollarë para se Jason Fischer, drejtor i turneut “Lake Erie Walleye Trail”, nisi të dyshonte.

Ata u diskualifikuan nga turneu.

Walleye – një lloj peshku – dukej sikur ishte i rëndë 1.8 kg afërisht, por totali i sasisë së kapur nga ta la të kuptohej se secili kishte peshë afro 3.17 kg.

Mashtrimi u dokumentua në disa video dhe u bë viral.

Ata kishin hapur peshqit me thikë dhe u kishin vendosur pesha dhe file peshku brenda.

Synimi ishte të rritej pesha e kapjes që të fitonin garën.

Back to top button