Kurti kujton Ukshin Hotin: Është më i madh se jeta

 

Kryeministri Albin Kurti, sot ka kujtuar veprimtarin e njohur, Ukshin Hotin në 22 vjetorin e zhdukjes.

Kurti e ka kujtuar Hotin me një imazh të veçantë.

“22 vjet më vonë, fati i tij nuk është zbardhur kurse drejtësia për të nuk ka nisur. Të mungosh do të thotë të jesh. Diku tjetër, larg prej njerëzve që të duan. Ukshin Hoti është, edhe në veprën që ka lënë. “Filozofia Politike e Çështjes Shqiptare”, “Bisedë përmes hekurash” dhe “Lufta e Ftohtë dhe Detanti” – tre libra, tri ditë lexim, pas të cilave nuk do të mendoni, studioni e veproni njësoj. Është më i madh se jeta.”, ka shkruar Kurti në facebook.

Më 16 maj të vitit 1999 në rrethana ende të pa ndriçuara është zhdukur veprimtari i mirënjohur i Lëvizjes Kombëtare, profesori Ukshin Hoti./21Media

Back to top button