Kurti: Kushtetuesja ka zgjedhur të vonojë reformën në drejtësi

Kryeministri i Kosovës. Albin Kurti, tha se me rrëzimin e ligjit për Byronë për konfiskimin e pasurisë dhe Këshillin Prokurorial, Gjykata Kushtetuese ka zgjedhur, siç tha, të vonojë ndjekjen e krimit dhe ta vonojë reformën në drejtësi.

Kurti tha se Ligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës do të votohet në seancën e radhës të Kuvendit të Kosovës për siç tha më shumë prokurorë efikas e të pavarur nga politika.

“Kemi hartuar dhe miratuar Ligjin për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme ashtu siç kemi miratuar edhe Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, i cili në seancën e radhës do të votohet në leximit të dytë. Për më shumë prokurorë efikas dhe të pavarur nga politika e për një institucion të pavarur që do të kthente pasurinë e vjedhur. Të dy këto ligje si reforma thelbësore për sistemin e drejtësisë dhe luftimin e korrupsionit u konsultuan edhe me Komisionin e Venecias që i aprovoi të dy këto”, tha Kurti.

Duke thënë se nga këto ligje ka dobi publike karshi pasurimit të pabazë, kriminal e individual, Kushtetuesja zgjodhi ndryshe.

“Megjithëkëto, Gjykata Kushtetuese rrëzoi të dy ligjet, duke zgjedhur kësisoj të vonojë ndjekjen e krimit dhe ta vonojë reformën tonë. Me 5 vota për në raport me 4 vota kundër, Gjykata Kushtetuese ka gjetur se Kushtetuta është shkelur me ligjin për byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, duke treguar kështu se Kushtetuta ndryshe shihet nga gjysma e gjyqtarëve të Kushtetueses në rqaport me gjysmën tjetër”, tha ai./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button