Kurti: Lapsin e kisha në dorë për nënshkrimin e marrëveshjes

Kryeministri, Albin Kurti, gjatë një konference me gazetarë ka kritikuar BE-në për ndryshim qëndrimesh sa i përket draft-statutit të Asociacionit i cili është hartuar nga evropianët. Për këtë arsye ai tha se është detyruar që së fundmi të shprehë gatishmërinë që ta shkruaj Qeveria draftin e saj.

Kryeministrin Kurti ka kërkuar nga faktori ndërkombëtar që ta shqyrtoj me shqetësim letrën e kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, në të cilët thuhet se Serbia nuk do ta njoh de-facto Kosovën.  Kjo sipas tij do të sjellë telashe në proces të dialogut dhe shmangie nga zbatimi i marrëveshjes bazë.

Ndërsa, sa i përket sulmeve të Banjskë, kryeministri Kurti kërkoi nga prokuroria e shtetit që të dal me raport hetimor dhe të ngritën aktakuza ndaj sulmuesve.

Tensionet në veri të vendit ishin sfidë për institucionet e vendit tha zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla. Por, sa i përket politikës se jashtme  shefja e këtij dikasteri tha se viti që po e lëmë ka qenë i suksesshëm duke përmendur edhe liberalizimin e vizave që pritet të ndodh nga një janari si dhe aplikimin në Këshillin e Evropës, por nuk ka dhënë ndonjë shpjegim se përse Kosova nuk ka marrë asnjë njohje të re në tre vjetët e fundit.

Udhëheqësit e Qeverisë iu përgjigjen edhe kritikave të opozitës se Qeveria ka dështuar në shumë fusha: ekonomi, politikë të jashtme dhe në dialog./21Media

Back to top button