Kurti: Lista Serbe ka qenë fort problematike edhe para sulmit në Banjskë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Lista Serbe ka qenë fort problematike, edhe para se të ndodhte sulmi në Banjskë.

Kurti në një konferencë për media, tha se eksponentët e Listës Serbe, takohen me Radojiçin në Serbi, marrin urdhra prej tij, ”është e qartë qëndrimi ynë si Lëvizje Vetëvendosje që kemi përfaqësuesit në KQZ nuk ka mundur të jetë ndryshe”.

“Mos të harrojmë se edhe para sulmit terrorist në Banjskë, Lista Serbe ka qenë fort problematike, përshkallëzimi i situatës vjen kur ata me urdhër nga Beogradi dhanë dorëheqje në Prokurori, Gjyqësi, në komuna atje, dhe nga Parlamenti i Kosovës më 5 nëntor 2020. E kur kësaj ia shtojmë edhe sulmin terrorist në Banjskë i cili është kryer nga nënkryetari i Listës Serbe Milan Radojiçiq, i cili vazhdon edhe sot të jetë defacto shefi i Listës Serbe, sepse eksponentët e Listës Serbe, takohen me Radojiçin në Serbi, marrin urdhra prej tij, është e qartë qëndrimi ynë si Lëvizje Vetëvendosje që kemi përfaqësuesit në KQZ nuk ka mundur të jetë ndryshe”, tha Kurti.

Back to top button