Kurti: Lojërat Olimpike po sjellin botën në Paris
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shpërndarë në profilin e tij “Facbook”, disa fotografi ku në Paris është takuar siç ka thënë me liderë të botës demokratike.
I pari i ekzekutivit, Albin Kurti ka shkruar se Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris.
“Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, e Presidenti Francez, Macron na bëri dje bashkë në Pallatin Élysée. Shkëmbime e bashkëbisedime me liderë dhe partnerë të rëndësishëm të botës demokratike”, ka shkruar Albin Kurti në “Facebook”.