Kurti: Mbi 200 gjykatës shqiptuan vetëm dënime me kusht apo gjobë për rastet e dhunimit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka thënë se afro 200 gjykatës kanë shqiptuar vetëm dënime kusht dhe gjobë për rastet e dhunës seksuale, ose kanë lejuar parashkrimin e rasteve të dhunës seksuale.
Kurti në konferencën e sotme për media tha se në 85% të rasteve të dhunës seksuale, viktimat kanë qenë vajza të mitura.
“Në mbi 85% të këtyre rasteve kanë qenë të mitura. 140 prokurorë kanë lejuar parashkrimin e rasteve të dhunës seksuale. Merreni me mend mbi 200 gjykatës, më shumë se gjysma e gjykatësve në Kosovë kanë shqiptuar vetëm dënime me kusht dhe gjobë, dhe rreth 140 prokurorë nga gjithsej 200 sa janë”, tha Kurti./21Media
|m1\-w|m3ga|m5

Back to top button