Kurti mbledh ministrat

Qeveria e Kosovës sot pritet të mbajë mbledhjen e radhës.
Sipas njoftimit të zyrës së kryeministrit, Kurti do t’i mbledhë ministrat nga nga ora 13:00, në ndërtesën e Qeverisë.
Të mërkurën, Qeveria e Kosovës miratoi edhe udhëzimin për kalimin e pikave kufitare me dokumente personale, të lëshuara nga autoritetet serbe.
Sipas udhëzimit, të gjithë personat që kanë dokumente personale të lëshuara nga autoritetet e Serbisë, me të hyrë në territorin e Kosovës, do të marrin një certifikatë që i zëvendëson ato dokumente.
Përndryshe, të gjithë qytetarët e Kosovës që hyjnë në territorin e Serbisë, marrin një certifikatë që i zëvendëson dokumentet e tyre personale./21Media 

Back to top button