Kurti: Mbrëmë jam ngrohur me batanije

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se vendi është duke u përballur me krizë energjetike.
Në një konferencë për media, në pyetjen se me çka po ngrohet kryeminstri në këto ditë që po bëhet apel për kursim të enërgjisë, ai tha se mbrëmë në shtëpinë e tij është ngrohur me batanije.
“Pjesën më të madhe të kohës po më bie të rri ose në makinë duke udhëtuar prej një vendi në një vend tjetër ose në kryeministri, ku kemi një sistem të përgjithshëm të ngrohjes për komplet objektin, e mbrëmë kur kam shkuar shumë vonë në shtëpi jam ngrohur me batanije, por shpresoj kjo pyetja juaj dhe përgjigja ime nuk do të bëjë që nesër deputeti Bekim Haxhiu ta organizojë një konferencë për media”, ka thënë Kurti./21Media

Back to top button