Kurti: Më 15 mars do të hiqet tarifa për lëndën e parë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina

Më 15 mars do të hiqet tarifa për lëndën e parë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se gjatë javës së ardhshme do të marrin vendim që tarifa për lëndën e parë që vjen në Kosovë nga Serbia dhe Bosnja, të hiqet nga data 15 mars.

Kurti ka ftuar Serbinë se si përgjigje ndaj këtij vendimi të palës kosovare të zotohet se do ta ndërpres fushatën për ç’njohje të Pavarësisë së Kosovës dhe poashtu të nis me eliminimin e barrierave tregtare ndaj Kosovës.

“Nëse pala serbe dëshmon përkushtim të mirëfillt në ndalimin e fushatës jomiqësore dhe zotohet për heqje të shpejt të barrierave jotarifore me Kosovën atëherë duke filluar nga data 1 prill 2020 Qeveria e Kosovës do ta heq tërësisht tarifën për një periudhë prej 90 ditësh për importet nga Serbia e Bosnja”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se BE duhet të vlerësojë lart heqjen e tarifës duke ofruar liberalizimin e vizave para Samitit të Zagrebit.

“BE ta vlerësojë lart heqjen e tarifës duke ofruar liberalizimin e vizave para Samitit të Zagrebit. Nëse Serbia nuk e përfill qëndrimin e Kosovës dhe nuk fillon heqjen e barrierave, atëherë Qeveria e Kosovës me fillim nga data 1 prill do të nisë zbatimi i reciprocitetit, njëherë me fushën e tregtisë e pastaj në fushën ekonomisë. Në rast se pala serbe nuk reflekton as pas një periudhe 90 ditësh për heqjen e tarifës për lëndën e parë, atëherë Qeveria nga data 15 qershor do ta rikthejë tarifën, derisa vazhdohet implementimi i filluar me 1 prill i  reciprocitetit”, ka thënë kryeministri Kurti.

Kurti tutje ka thënë ka SHBA-ja dhe BE-ja duhet të dalin që në fillim me instrumente të detajuara dhe afate kohore që listojnë benefitet nga angazhimi i sinqertë i palëve për kalimin e barrierave tregtare, ekonomike dhe politike.

“Rivlerësimi i këtij vendimi varet nga rezultatet që prodhohen nga arritja e këtyre objektivave. Reciprociteti i plotë tregtar dhe ekonomik instalohet pas 15 qershorit”, ka thënë Kurti./21Media

Back to top button