Kurti me Borrellin “komunikon” përmes ambasadorit amerikan

Një ditë pas përplasjeve e akuzave të ndërsjella ndërmjet kryeministrit, Albin Kurti dhe shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell, kreu i ekzekutivit tha se më nuk ka kontakt më të. Sërish pati kritika për qasjen e Borrellit dje gjatë takimin me presidentin e Serbisë. Derisa bëri me dije se me kryediplomatin evropian në kontakt është ambasadori i SHBA-së në Kosovë Jeffrey Hovenier.
Një ditë pas dështimit të marrëveshjes për targat kryeministri, Albin Kurti, është shprehur optimist se brenda dy ditëve mund të gjendet një zgjidhje.
“Që prej se përfundoi takimi i fundit në kuadër të bisedimeve tetë orëshe që kemi pasur dje unë nuk kam komunikuar më Josep Borrell i cili me keqardhje ritheksoj e braktisi propozimin franko-gjerman, propozimin e BE-ë duke thënë le ta kemi një dakordim për targat. Nuk mjafton dakordimi për targat ndonëse aty unë ka, qen më dakord që faza e dytë të pezullohet në kërkim të një zgjidhjeje sa i përket normalizimit të plotë të marrëdhënieve deri në marsin e vitit 2023”, tha Kurti.
Profesori universitar i Shkencave Politike në Paris, Nezir Kraki të martën në një intervistë për “21 Drejtpërdrejt” në RTV21 tha se kryeministri Kurti duhet të kontaktojë me Borrellin.
“Mendoj se z.Kurti duhet të komunikojë me z.Borrell dhe do të komunikojë gjithsesi”, tha Kraki.

Ndërsa, kreu i ekzekutivit tha se duhet të gjendet një mundësi që marrëveshja për targat nuk duhet ta cenojë ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë.
Ai bëri me dije se është i gatshëm për të diskutuar për çështjet teknike, por nuk mund të lihet anash marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Para shtyrjes së vendimit, Policia e Kosovës pati planifikuar që vendimin për gjobat ta zbatonte nga mëngjesi i 22 nëntorit. Faza e dytë parasheh shqiptimin e gjobave prej 150 eurosh për qytetarët që qarkullojnë me targa të tilla.
Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve më 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Procesi i negociatave pritet të përfundojë me marrëveshje ligjërisht të detyrueshme.
Ndonëse Kosova deklaron se kjo marrëveshje duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë, Serbia nuk pranon, duke insistuar në “zgjidhje kompromisi”./21Media

Back to top button