Kurti me LDK-në: Jemi qarë e kemi qeshur

Kurti uroi për arritjen e marrëveshjes

Mandatari për kryeministër, Albin Kurti, pas nënshkrimit të marrëveshjes me LDK-në, u shpreh se janë qarë e kanë qeshur, por sipas tij, gjithherë të kujdesshëm.

“Në negociatat me LDK-në, njëri-tjetrit, i kemi ofruar kërkesa e i kemi kërkuar oferta, jemi qarë e kemi qeshur, përherë të kujdesshëm që ndërmjet nesh të ndodhet një tavolinë. Jemi vonë, gjithsesi. Nuk është tepër vonë, pa dyshim.”, shkroi sot Kurti në facebook.

Ai më tutje shtoi se me LDK-në janë marrë vesh qe sa kohë.

“Moti jemi marrë vesh, tash kemi edhe marrëveshje. Do të qeverisim bashkë. Ju falemnderit për mbështetjen dhe durimin. Urime të gjithëve!”, shtoi më tutje Kurti.

Lëvizja Vetëvendosje (VV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) edhe zyrtarisht sot nënshkruan marrëveshjen për bashkëqeverisje. Lajmin e bënë të ditur kryetari i VV-së, Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa. Të dy thanë në një konferencë për media se kanë vlerësuar se kjo marrëveshje është në dobi të Kosovës./21Media

Back to top button