Haradinaj në shënimin e 30 vjetorit të Nismës për Pajtimin e Gjaqeve

1990 viti më i organizuar i kombit shqiptar

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në shënimin e 30- vjetorit të Nismës për Pajtimin e Gjaqeve në Lumbardh të Komunës së Deçanit.

Para të pranishmëve, Haradinaj, tha se pajtimi që nisi në Lumbardh të Deçanit, nga atdhetarët, 30-vjet ma parë, u përqafua në të gjithë Kosovën dhe nga të gjitha shtresat, ngase shqiptarët sikur e parandien se momenti i të vërtetës po afrohej, e kjo e vërtetë ishte kryengritja e përgjithshme për liri e pavarësi, që u zhvillua nën udhëheqjen e UÇK-së e që e simbolizon komandanti ynë Adem Jashari.

Ndër tjerash, kryeministri në detyrë shtoi se Anton Çetta e ka zbërthyer kodin e fjalës së dhënë, besën, duke i bërë burrat e ashpër me ia shtri dorën hasmit të deridjeshëm, për me u bë vëllëzër të armës, në luftën çlirimtare.

Në fund të fjalës së tij, ai shprehu mirënjohje dhe lavdi ndaj vajzave e djemve dhe të gjithë atyre veprimtarëve të çështjes kombëtare që u bashkuan këtu në Lumbardh e vazhduan në gjithë vendin./21Media

Back to top button