​Kurti me Minxhozhin bisedoi sot për përgatitjet e mbledhjes së qeverive të Kosovës e Shqipërisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takoi sot Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Përgatitjet për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, e cila do të jetë e nënta me radhë e që do të mbahet me 14 qershor, dhe niveli i zbatueshmërisë së marrëveshjeve të nënshkruara deri më tani, ishin fokusi i bisedës.

Në njoftimin e qeverisë thuhet se kryeministri Kurti dhe ambasadori Minxhozi diskutuan edhe për bashkëpunimin dypalësh ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, veçanërisht në fushat me interes të përbashkët, dhe për zhvillimet aktuale në vend dhe rajon.

Ambasadori Minxhozi uroi kryeministrin Kurti dhe popullin e Kosovës për vendimin e liberalizimit të vizave, që dje u votua në Parlamentin Evropian kurse sot u nënshkrua. Po ashtu përgëzoi kryeministrin dhe qytetarët e Republikës edhe për marrëveshjen e fundit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, që u arritë së fundmi, e që mundëson lëvizjen e lirë të qytetarëve në zonat ndërkufitare në gjithsej 26 vendkalime kufitare./21Media

Back to top button