Kurti me një videomesazh mbi përdorimin e qeseve të plastikës

 

Kreu i Qeverisë, Albin Kurti për Ditën Botërore të Mjedisit, ka shpjeguar se si qeset e plastikës janë të dëmshme për mjedisin.

Kryeministri përmes një postimi në “Instagram” ka thënë se një qese e platiskës për tu zhbërë i nevojitet 500 vjet kohë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albin Kurti (@albinkurti_)

Ai ka thënë se Dita Botërore e Mjedisit nuk duhet të jetë e vetmja ditë kur flitet për rëndësinë e një mjedisi të pastër dhe të shëndetshëm.

Sot është Dita ndërkombëtare e mjedisit, e cila u caktua në vitin 1972 nga Asambleja e përgjithshme e OKB-së. Qëllimi i kësaj dite është për të shtuar vetëdijen rreth çështjeve të mjedisit dhe për të tërhequr vëmendjen politike ndaj këtyre çështjeve si dhe për të nxitur veprimin individual në këtë drejtim. Kjo datë u zgjodh, sepse përkon me ditën e hapjes e Konferencës së Kombeve të Bashkuara mbi Mjedisin, që u mbajt në vitin 1972 në Stokholm, nën udhëheqjen e Programit Mjedisor të Kombeve të Bashkuara./21Media

Back to top button