Sonte ndeshja vendimtare Kosovë-Portugali

 

Kosova sonte nga ora 19:30 do të përballet ndaj Portugalisë, përballje kjo vendimtare për avancim në kualifikimet për Euro 2022.

”Me mungesa të rëndësishme për shkaqe shëndetësore, por me vendosmëri për ta dhënë më të mirën për fanellën e shtetit. Na uroni fat. FORCA KOSOVAAA”, është bërë e ditur në postimin e Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Ndryshe, mbrëmë Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka mposhtur Luksemburgun me rezultat 33:27, duke bërë që fati i Grupit A të vendoset në ndeshjen sotme ndaj Portugalisë, e cila po ashtu e fitoi takimin e dytë ndaj Qipros, 32:17, shkruan rtv21.tv

Kosova e kontrolloi gjithë takimin dhe pati epërsi konstante, ani pse në 10-minutëshin e fundit Luksemburgu u afrua deri në 2 gola, por kjo ishte e tëra që arritën të bëjnë mysafiret. Golashënuesja më e mirë e Kosovës në këtë takim ishte Pashke Marku me 10 gola të realizuar./21Media

Back to top button