Kurti – Meta: Bisedë për dialogun me Serbinë
Cfare shkruan Kurti nKurti bisedon me presidentin Meta për dialogun me Serbinë FCB lidhur me kete takim?
Kryetari i VV-së, Albin Kurti dhe deputeti i Liburn Aliu, kanë takuar sot presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, me të cilin kanë biseduar për situatën politike në Kosovë e Shqipëri, për dialogun e paralajmëruar me Serbinë si dhe për zhvillimet në rajon.
“Bashkë me deputetin e VETËVENDOSJE!-s Liburn Aliu ishim sonte në takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta.
Biseduam për situatën politike në Kosovë e Shqipëri, për dialogun e paralajmëruar me Serbinë si dhe për zhvillimet në rajon. Konstatuam bashkarisht që shtetet tona duhet të bashkëpunojnë e bashkërendohen sa më shumë në arenën ndërkombëtare, për integrimet evropiane e kombëtare si dhe për çështjet ballkanike”, ka shkruar Kurti në Facebook.