Kurti mori pjesë në ceremoninë e varrimit të Albright

Kryeministri i Republikës së Kosovës,  Albin Kurti, bashkë me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ish presidenten Atifete Jahjaga, morën pjesë sot në ceremoninë e varrimit të ish-Sekretares së Shtetit të SHBA-së, Madeleine Albright, në ambientin historik të Katedrales Kombëtare në Washington.
Në kuadër të ceremonisë, Kryeministri dhe Presidentja patën rast të takoheshin me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken, ish-Presidentin e SHBA-së, Bill Clinton dhe bashkëshorten e tij, ish-Sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton, ish-Zëvëndëspresidentin e SHBA-së, Albert Gore, ish-Sekretarët e Shtetit, Condoleezza Rice dhe John Kerry dhe ish-kongresistin Eliot Engel./21Media

 

Back to top button