Kurti mori pjesë në promovimin e albumit “Përvjetori i 40-të i pranverës 1981”
Kryeministri, Albin Kurti ka marrë pjesë në promovimin e albumit ”Përvjetori i 40-të i pranverës, 1981-2021”, me autorë Sylë Mujaj dhe Hydajet Hyseni.
Sipas Kurtit kur shënohet 40 vjetori i pranverës ‘81, padyshim se aq sa duhet t’ia kujtojmë e përkujtojmë vetes atë vit të lavdishëm, në të njëjtën kohë kemi për detyrë që me këso botimesh sikurse ky që po promovojmë sot, t’ua bartim një trashëgimi të vlefshme edhe atyre që kanë lindur shumë më pas.
Prandaj sipas tij kur rreziqet nuk mplaken, nuk do të duhet as qëndresa, rezistenca dhe organizimi të mplaket.
Kurti ka thënë se nërpmjet këtij albumi ai shpreson që sa më shumë njerëz ta kuptojnë se çka ka ndohur prapa grilave të dritarës së burgut.
“Për brezat e ri sot, besoj që vlera e madhe është jo vetëm në aspektin e dijes historike dhe të vetëdijes kombëtare, por edhe në aspektin e një lloj edukimi estetik”, ka shtuar tutje Kurti.
Ky i fundit ka theksuar se nuk duhet harruar asnjëherë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka pasur një plejadë të gjatë e të gjerë të të ish burgosurve politik, që i kanë paraprirë edhe mendërisht, edhe shpirtërisht, edhe fizikisht, drejt zhvillimit e ndërtimit të saj dhe drejt realizimit të çlirimit të Kosovës në qershorin e vitit 1999./21Media