Kurti: Ndër vite vrapoi drejt fitoreve, krenar me rezultatin e Luizës

Atletja shqiptare, Luiza Gega mbrëmë u shpall kampione e Europës në 3000 metra me pengesa në Mynih.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur krenar me arritjen e Luizës.
“Rekordi i ri i Kampionatit Evropian të Atletikës mbanë emrin Luiza Gega. Me ritëm të pandalshëm, ndër vite vrapoi drejt fitoreve. Me një ritëm fantastik, mbrëmë theu rekordin 12 vjeçar të Kampionatit Evropian. Krenar me rezultatin e jashtëzakonshëm të Luiza Gegës. Kampionja e Evropës, që nga pista e atletikës, shkruan historinë e sportit shqiptar”, shkroi Kurti.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albin Kurti (@albinkurti_)


Ndryshe, nga metri i parë deri te i fundit, siç informoi Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, Gega dominoi garën dhe arriti të fitonte me kohën 9:11.31, duke marrë medaljen e artë dhe ngjitur Shqipërinë në majen e Europës./21Media

Back to top button