Kurti në 23 vjetorin e masakrës së Lybeniqit: Drejtësia e munguar e bën dhimbjen edhe më të rëndë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në përvjetorin e masakrës së fshatit Lybeniq të Pejës, ka shkruar serbët i ekzekutuan mbi 80 persona në mënyrën më mizore, ku në mesin e të masakruarve kishte burra, gra e fëmijë.
Kurti, tutje në shkrimin e tij në Facebook ka thënë se më 1 prill të vitit 1999, në orët e hershme të mëngjesit, njësitë paramilitare serbe të udhëhequra nga grupi “Çakejt”, rrethuan dhe me pas hynë në brendësi të fshatit Lybeniq të Pejës.
“Pasi i tubuan banorët në qendër të fshatit, i ekzekutuan mbi 80 persona në mënyrën më mizore. Në mesin e të masakruarve kishte burra, gra e fëmijë. U vra edhe një foshnje 18 muajshe. U vra, masakrua dhe u zhduk edhe një grua shtatzënë. Në mesnatën e 1 dhe 2 prillit 1999, në Gjakovë, u masakruan mbi 60 burra, gra e fëmijë. Anëtarë të familjeve Vejsa, Hoxha, Haxhiavdija, Caka, Gashi dhe Nuçi, bashkë me shtëpi u dogjën të gjallë e të vdekur. Në mesin e vrasësve kishte edhe fqinjë të tyre”, ka shkruar Kurti.
Kurti tutje ka thënë se drejtësia e munguar e bën dhimbjen edhe më të rëndë. “Nuk i harrojmë kurrë”./21Media

Back to top button