Kurti: Ne bëmë lojë më të bukur, ata patën më shumë fat
Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurrti pas humbjes së Kosovës nga Spanja ka thënë se Spanja është ekipi më i trofeshëm me të cilin jemi ballafaquar deri më tani.
Sipas tij, Kosova për asnjë minutë nuk u zbraps dhe bëri lojë më të mirë por fati ishte te Spanja.
“Morëm dy gola por ishim katër herë vet-për-vet me portierin spanjoll. Ne bëmë lojë më të bukur e më dinamike, por ata patën më shumë fat”, ka shkruar Kurti në Instagram.
View this post on Instagram
Kosova humbi nga Spanja me rezultat 0:2. Kjo ndeshje ishte kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror Katar 2022./21Media