Kurti në Bukuresht: Kosova mbështetëse e vendosur e të drejtave demokratike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në konferencën e Partisë Socialiste Evropiane (PES) në Bukuresht të Rumanisë.

Ai ka shkruar në rrjetin social X, se Kosova është mbështetëse e vendosur e të drejtave demokratike dhe se do të punojë me demokracitë e tjera evropiane mbi vlerat e përbashkëta. “Kënaqësi të marrë pjesë në konferencën PES dhe në takimin e liderëve dje në Bukuresht “Ne qëndrojmë së bashku – për Evropën tonë”. Kosova është mbështetëse e vendosur e të drejtave demokratike të bazuara në mirëqenien e të gjithëve dhe është e lumtur të punojë me demokracitë e tjera evropiane mbi vlerat e përbashkëta”, ka shkruar ai.

Back to top button