Kurti në Ditën e Punëtorëve: 4 mijë gra të punësuara

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në Ditën e të Drejtave të Punëtorëve ka folur mbi përpjekjet e qeverisë që ai drejton për përmirësimin e kushteve për punë në Kosovë.
Në Facebook, Kurti ka shkruar se mbi 1.000 punëtorë u rikthyen në punë pas humbjes së vendit të punës gjatë pandemisë dhe mbi 4.000 punëtorë përfituan nga mbështetja e punëtorëve të formalizuar, e mbi 4.000 gra përfituan nga masa për mbështetjen për punësimin e grave.
“Bashkërisht, qeveria, arsimi, bizneset duhet t’i lidhin dijen dhe punën, që të rrisim vlerën dhe përvojën. Vlerën e mallit e shërbimeve dhe përvojën e punëtorit. Që të kemi edhe qytetarë më të mirë të Republikës, por edhe kontribuues për shoqërinë, për këtë brez dhe brezat që do të vijnë pas nesh”, ka shkruar Kurti ndër të tjera.
1 maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Punës. Ky manifestim lindi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës./21Media

Back to top button