Plagosen dy persona në Mramor të Prishtinës

Dy persona janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri, në lagjen Suteskë të fshatit Mramor të Prishtinës.
Personat e plagosur janë dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Sot rreth orës 15:30, është pranuar informacioni për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në lagjen Suteskë të fshatit Mramorë të komunës së Prishtinës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se dy persona, kanë marrë plagë nga arma zjarrit”, ka njoftuar Borovci.
Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin./21Media

Back to top button