Kurti në Greqi: Na duhet ndihmë për të luftuar korrupsionin e krimin

Kryeministri, Albin Kurti javën që lamë pas ka marrë pjesë në hapjen e edicionit të 23-të të Symi Symposium në Athinë të Greqisë, i cili po zhvillohet sipas Chatham House Rules.
Kurti në fjalimin e tij thotë se ky simpozium jep mundësinë të takojmë mendje të shkëlqyera, akademikë e politikanë, artistë e aktivistë, njerëz me përvoja e profile të ndryshme të dedikuar për çështjen e progresit.
Sipas Kurtit përveç që Kosova është njohur nga 117 shtete, tani kanë filluar të rregullohoj edhe marëdhëniet edhe me Greqinë.
”Kosova për shumë vite ka qenë një burim mërgimtarësh. Por tash gjërat kanë nisur të ndryshojnë. Jemi të pavarur, jemi njohur prej 117 shteteve dhe kemi nisur të përmirësojmë marrëdhëniet me vende si Greqia, udhëheqësit e së cilës na pritën miqësisht në këto ditët e fundit. Jam i sigurt se edhe më shumë vende do ta njohin pavarësinë tonë, ndërkohë që paralelisht ne po punojmë për dialog parimor me Serbinë, që do të çojë në njohje të dyanshme, me lehtësim nga BE dhe me ndihmë nga ShBA”, është shprehur Kurti.
Ai tha se nëse arrihet të zbatohet programi qeverisës për punë e drejtësi në Kosovë, atëherë do t’i bindin qytetarët që ta ndjekin lumturinë e tyre duke qëndruar në vendlindje.
”Na duhen më shumë investime që të krijojmë vende pune, na duhet të urëzojmë hendekun e aftësive duke e lidhur tregun e punës me edukimin profesional. Na duhet një shtet që mbron interesat e qytetarëve të tij dhe i jep një kuptim demokracisë. Këto të gjitha nuk mund të bëhen vetëm. Na duhet ndihmë për të luftuar korrupsionin e krimin”, ka thënë tutje Kurti.
Kurti mes tjerash tha se duhen më shumë investime që të krijojmë vende pune dhe se duhet një shtet që mbron interesat e qytetarëve të tij dhe i jep një kuptim demokracisë./21Media

Back to top button