Kurti: Në historinë e shtetndërtimit Adem Jashari ka hise shumë të madhe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti  në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës kujtoi heroizmin e Jasharajve dhe ngjarjet historike paraprake që sipas tij sollën lirinë e vendit

“Ja ku sërish vjen marsi e ne mblidhemi për të kujtuar ditët e 5 të viti 1998 si data e tre ditëve kur populli i Kosovës bëri një kapërcim të madh në rrugën e gjatë për liri.”, tha Kurti

Ai shtoi  se në këtë datë Kuvendi mblidhet si për askënd tjetër për ta kujtuar rezistencën e Jasharajve.

“Në rastin e qëndresës së Jasharëve të Prekazit kjo provë është kaluar suksesshëm qysh para 25 vjetësh kur në një vjetorin e kësaj qëndrese me 6 mars 1999 trupa artistike “Hamëz Jashari e UÇK-së” e ideoi shënimin e parë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kështu udhëtimi që ka nisur qysh në mars në vitin 1999 në zjarrin e luftës në Prekaz dhe ku e mori emrin Epopeja e UÇK-së ndër vite ka zënë vend në institucionet e Kosovës  e deri sot kur po e shënojmë 26 vjetorin e saj”, tha Kurti.

Ai tha se Kosova është çliriuar nga Serbia pikërisht nëpërmjet trashëgimisë politike që e prodhoi personalitetin dhe figurën Adem Jasharit

“Nga kjo trashëgimi është ngritur dhe po ndërtohet dhe forcohet edhe shteti ynë”, tha Kurti.

Ai tha se rezistenca e Jasharëve është unike në vetvete por që ka bazë në historike duke iu referuar edhe Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Kurti shtoi se në historinë e çlirimit të Kosovës, Adem Jashari zë një vend kryesor.

“E në këtë histori të çlirimit dhe shtetndërtimit, Adem Jashari dhe krejt çka përfaqëson figura e tij ka një hise shumë të madhe që në të vërtetë është hisja më e madhe që mund ta ketë një njëri një historinë e kombit të tij.”, tha ai./21Media

Back to top button