Kurti në Kapi, thotë se Serbia nuk po respekton marrëveshjen e 2011-ës

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka qëndruar sot për vizitë në vendkalimin kufitar që e lidh komunën e Kamenicës me Medvegjën.

Me këtë rast Kurti ka thënë se në anën tjetër të kufirit, Serbia refuzon ta ndërtojë kabinën e ngjashme policore për kalim zyrtar të qytetarëve.

“Vendkalimi kufitar Kapia ishte paraparë të funksionalizohej në kuadër të Marrëveshjes së Brukselit për Menaxhimin e Integruar të Kufirit të 2 dhjetorit të vitit 2011. Edhe sot, mbi një dekadë pas, Serbia pengon zbatimin e kësaj marrëveshjeje duke refuzuar të ndërtojë infrastrukturën për zyrtarët e saj policorë. Në vend të saj, ka bllokuar rrugën me cunga. Ky kufi pa vendkalim i ndanë edhe anëtarët e të njëjtave familje të fshatit Svercë që detyrohen të udhëtojnë mbi 15km larg në Mutivodë për të kaluar në anën tjetër”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Kurti bëri thirrje për zbatimin e marrëveshjes për Menaxhimin të Integruar të Kufirit dhe funksionalizimin e plotë të vendkalimit kufitar Kapia që do të mundësonte lëvizjen e lirë jo vetëm ndërmjet qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë po edhe të banorëve brenda fshatit Svircë i cili është ndarë në dysh./21Media

Back to top button