Kurti në Kuvendin e Guxo: Kjo parti me guxim është ngritur e me guxim do të fitojë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se me qeverisjen e përbashkët me partinë “Guxo” po zbatojnë reforma në bujqësi, arsim dhe kanë kthyer Kosovën në rrugëtime euroatlantike. Kështu u shpreh ai në kuvendin e parë zgjedhor të mbajtur nga partia Guxo.
“Të qenit bashkë na solli fitoren e 14 shkurtit. Prioritet kryesor në drejtësi mbetet vettingu. Kemi vazhduar luftën kundër korrupsionit. Mbi 700 operacione policore, mbi 2000 persona të arrestuar, 65 grupe kriminale të asgjësuara. Kemi ngritur mirëqenien sociale dhe këtë të shtunë kemi prezantuar edhe pakon mbi 150 milionë euro”, ka thënë ai.
Kurti tha se kjo parti me guxim është ngritur dhe se njëjta me guxim do të fitojë./21Media

Back to top button