Kurti në Lezhë: Shqipëria e Kosova duhet të bashkërendohen drejt afrimit

 

Sot në 577 vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës e përkujtuan përfaqësues nga politika në Kosovë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi dhe Luginë e Preshevës, të cilët ishin sot në Lezhë.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti me përfaqësues nga politika në Kosovë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi dhe Luginë e Preshevës ishin sot në Lezhë për të kujtuar këtë ngjarje të rëndësishme.

Kurti u shpreh se pa dyshim që Shqipëria e Kosova si shtete si institucione e politikë duhet të bashkërendohen drejt afrimit, integrimit e bashkimit e mbi të gjitha në tre fusha kryesore.

“Në atë të sigurisë së përbashkët, energjisë dhe burimeve natyrore dhe politikës së jashtme të kombit shqiptar. Kushtetuta e Kosovës e ka në kundërthënie nenin 1.1 dhe neni 1.3. Ky i fundit na ndalon bashkimin me një shtet tjetër të pavarur si Shqipëria por paraqet dhe pengesë për integrimin e një lloji tjetër si ai Europian. Në Kosovë kur nuk kemi ligj për referendum dhe nuk ndryshojmë dot Kushtetutën tregon se duhet të bëjmë më shumë punë e duhet kohë për të arritur atë pikë por padyshim ishte edhe intensa historike dhe dëshira e shqiptarëve.“, tha Kurti./oranews

Back to top button