Kurti në mbështetje të sportistëve të Kosovës në Lojërat Mesdhetare 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dal në mbështetje të sportistëve të Kosovës që mbrëmë parakaluan në paradën e ceremonisë hapëse të Lojërave Mesdhetare 2022 në Oran të Algjerisë.
Kurti ka thënë se në Algjeri bashkë me sportistët nga Kosova janë edhe ata nga Shqipëria, për të cilët ka uruar suksese.
“Xhudo, karate, boks, taekëondo, mundje, atletikë, not, gjimastikë, tenis, badminton, ping-pong, shenjëtari dhe shigjetari janë sportet me të cilat po prezantohemi në Oran. Bashkë me sportistët tonë në Algjeri janë edhe ekipi i Shqipërisë në përbërje të 27 sportistëve nga 10 sporte. Sukseset më të mëdha për secilin prej sportistëve. Të gjithë ne, jemi me ju”, ka shkruar ai në Facebook./21Media

Back to top button