Kurti në Oxford flet për vështirësinë e të qenurit kryeministër

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është duke qëndruar për një vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe.
Kurti është pritur nga ministri i Forcave të Armatosura të Britanisë, derisa më pas ka mbajtur edhe një fjalim në Oxford Union.
Në hyrje të fjalimit të tij, Kurti ka folur për vështirësinë e të qenurit kryeministër i Kosovës, meqë thotë se është shumë e vështirë shtyrja përpara e agjendës socialedemokrate me kapacitete të brishta shtetërore dhe në një ambient të armiqësuar gjeopolitik.
“Të jesh sot lider i majtë kudo në botë, qoftë edhe në vendet e mirë etabluara dhe të pasura është mjaftueshëm e vështirë. Për më tepër, të jesh Kryeministër kosovar, pa marrë parasysh bindjet etike politike të dikujt, nuk është as punë e lehtë. Dikush mund ta imagjinojë se çfarë ndodhë kur kombinohen këto dy identitete, siç ndodhin rëndom në personalitetin tim: vështirësitë shtohen mjaft shpejtë. në hije një fakt tjetër kyç, që kjo lloj fuqie rrallëherë ishte vetëm për fajin tonë. Fuqitë e mëdha të Evropës rrallëherë kanë qenë soditës të pafajshëm në çështjet e Ballkanit”, ka thënë Kurti në fjalimin e tij
Kurti atje ka përmendur dy sifda me të cilat përballet një agjendë socialdemokrate transformuese në një vend si Kosova. Sipas tij, e para është ambient i armiqësuar gjeopolitik dhe e dyta, kapacitete të brishta shtetërore.
“Do t’i them disa fjalë mbi natyrën e këtyre dy sfidave dhe të diskutoj shkurt sesi partia jonë politike (Lëvizja Vetëvendosje) është marrë me to në të kaluarën, dhe se si qeveria ime po përpiqet t’i adresojë sot ato. Mund të jenë disa mësime më të përgjithshme për të majtën demokratike në përgjithësi, posaçërisht në këto kohë të trazuara të përhapjes së gjerë të prapakthimit demokratik dhe që nga 24 shkurti i këtij viti, rikthimi i luftës në kontinentin tonë”, ka thënë ndër tjera Kurti../21Media

Back to top button