Kurti: Në takim kemi dhënë katër propozime

 
Ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel.
Pas takimit kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një prononcim për media tha se takimi ishte konstruktiv.
Ai tha se gjatë këtij takimi kanë dhënë katër propozime të reja, ndërsa Serbia sipas tij ka ardhur në Bruksel me ide të vjetra.
“1. Gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor e avansojnë CEFTA-n në SEFTA (South-East European Free Trade Agreement) sipas modelit të EFTA-EEA, pra marrëveshje çfarë Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Islanda kanë me BE-në. 2. Kosova dhe Serbia menjëherë nënshkruajnë një marrëveshje të përbashkët të paqes duke u zotuar se nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën. Kjo është e rëndësishme tani si asnjëherë më parë, një ditë pas Samitit të NATO-s në Bruksel dhe porosive unanime që u dhanë aty. 3. Pas njohjes së ndërsjelltë midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, në të dy vendet tona do të kemi reciprocitet bilateral, përfshirë çështjen e pakicave këtu. Pra, serbët në Kosovë mund të kenë Këshillin e tyre Nacional siç e kanë shqiptarët dhe boshnjakët në Serbi. 4. Për çështjen e të pagjeturve, të të zhdukurve me dhunë, duhet larguar nga pozita që ka dhe duhet marrë në pyetje kreun e delegacionit serb, z. Veljko Odaloviq, i cili në vitet 1997-1999, ishte “naçelnik i qarkut të Kosovës”, dhe udhëhiqte me Kosovën e okupuar bashkë me z. Zoran Angjelkoviq”, tha Kurti.
Kurti tutje tha se tri poropzimet u refuzuan, ndërsa për  CEFTA-n në SEFTA nuk dhanë përgjigje.
Takimi i radhës do të jetë para pushimit të verës që nis me 25 korrik./21Media

Back to top button