Kaloni te përmbajtja kryesore

Kurti: Në vend të një memoriali për viktimat shqiptare të luftës, Serbia po zhvillon stërvitje në Batajnicë

Duke rikujtuar faktin se në Batajnicë janë fshehur trupat e 744 shqiptarëve të Kosovës të vrarë gjatë luftës, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas ushtrimeve që sot ushtria serbe ka mbajtur në këtë vend

I pari i Qeverisë ka thënë se në vend të ndërtimit të një memoriali për viktimat e luftës, Serbia po zhvillon stërvitje ushtarake.

“Në një varr masiv në Batajnicë, u fshehën trupat e 744 shqiptarëve të Kosovës, përfshirë këtu 46 anëtarë të familjes Berisha. Në vend të një memoriali për viktimat e luftës, Serbia po zhvillon atje stërvitje ushtarake për “Ditën e Forcave të Armatosura”. Trupat mund të fshihen, por e vërteta nuk mund të varroset”, ka shkruar kryeministri Albin Kurti.

Për këtë sot ka reaguar edhe Blerim Vela, shefii kabinetit të presidentes, Vjosa Osmani.

Liderët politikë të serbëve nga Kosova janë parë sot në stërvitjen në aeroportin ushtarak në Batajnicë- periferi të Beogradit./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button