Kaloni te përmbajtja kryesore

​Kurti: Nëse prokuroria e ka të rëndësishme dëshminë time, duhet të vijë tek unë

(Lajm i përditësuar)


Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se është i gatshëm të dëshmojë, por i ka ftuar hetuesit e Prokurorisë Speciale që t’i shkojnë në zyrën e tij.

Sipas Kurtit, ka pasur raste më parë kur “hetuesit kanë ardhur në zyrën e kryeministrit, edhe madje jo vetëm si dëshmitarë, por edhe të pandehur”.

“Nëse prokuroria e ka pas të rëndësishme dëshminë time, ai duhet të vinte te ne. Kjo prokurori më shumë po e lufton qeverinë sesa krimin e korrupsionin”, tha Kurti të martën në Gjilan.


Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, nuk paraqitet në Prokurori

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk i është përgjigjur urdhrit të Gjykatës Themelore të Prishtinës që të paraqitet në Prokurori ku është ftuar në cilësinë e dëshmitarit lidhur me çështjen e rezervave shtetërore.

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka urdhëruar Kurtin që të martën (4 shkurt) në orën 10:00 të paraqitej në cilësinë e dëshmitarit, por Kurti, sipas agjendës së Zyrës së Kryeministrit, në orën 10:00 do të marrë pjesë në vënien e gurit themeltar të çerdhes së re në Gjilan.

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, do të vendosin gurin themeltar të çerdhes së re në Gjilan. Vendosja e gurit themeltar bëhet nesër, më 04 mars 2025, në ora 10:00, në lagjen “Livadhet e Arapit” në Gjilan”, thuhet në njoftimin e MASHT-it.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button