Kurti nesër me mëngjes pret në zyrë Lajçakun

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të vizitojë nesër (e enjte) Kosovën.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, do ta presë nesër në takim Lajçakun.

Qeveria e Kosovës përmes një komunikate ka bërë të ditur se takimi do të fillojë herët në mëngjes, në ora 7:30.

Ndryshe, Kurti është takuar në Bruksel më 2 maj me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Aty është nënshkruar Deklarata për të Zhdukurit, ndërsa nuk është rënë dakord për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe./21Media

Back to top button