Kurti nesër takohet me qytetarë në Prizren, e prezanton buxhetin për vitin 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nesër do të takohet me qytetarë në Prizren për të prezantuar buxhetin për vitin 2023. Takimi do të fillojë nga ora 15:00.
Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se në takim do të jetë edhe ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, dhe ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Kuvendi i Kosovës me 64 vota pro, ka votua në parim buxhetin 3.2 miliardë euro për vitin 2023./21Media

Back to top button