Kurti nga Vjena udhëton për në Stuttgart të Gjermanisë

Pjesëmarrës në Forumin Ekonomik ‘’Global Connect 2022’’

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Stuttgart të Gjermanisë. Kështu ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit.
Gjatë qëndrimit dyditor, Kurti do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik ‘’Global Connect 2022’’.
Ai po ashtu do të zhvillojë takime me përfaqësues politikë të landit Baden-Württemberg dhe të bizneseve atje.
Kurti gjatë qëndrimit në Vjenë të Austrisë, mori pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës. Ai i ftoi që së bashku me partnerët e tyre të biznesit të hulumtojnë mundësitë e investimeve në Kosovë./21Media

Back to top button