Kurti ngushëllon Slloveninë e Austrinë pas përmbytjeve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ngushëlluar të gjithë të prekurit e përmbytjeve shkatërruese në Slloveni dhe Austri.

Në një postim në Twitter, Kurti ka shkruar se ngjarjet si këto na kujtojnë brishtësinë e jetës përballë rrezikut mjedisor dhe rëndësinë e solidaritetit si dhe veprimit të përbashkët për të luftuar kërcënimet

“Mendimet dhe ngushëllimet tona më të thella janë me ata të prekur nga përmbytjet shkatërruese në Slloveni dhe Austri. Ngjarjet si këto na kujtojnë brishtësinë e jetës përballë rrezikut mjedisor dhe rëndësinë e solidaritetit si dhe veprimit të përbashkët për të luftuar kërcënimet”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Përmbytjet në Slloveni ia morën jetën tre personave, ndërsa në të dyja vendet kanë shkaktuar dëme të mëdha./21Media

Back to top button