Kurti njofton për takimin me O’Brien: Folëm për zbatimin e plotë të marrëveshjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë detaje për takimin e djeshëm që pati me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Europën dhe Euroazimë, James O’Brien, gjatë qëndrimit të tij në Gjermani.

Kurti tha se me të ka biseduar për rëndësinë e zbatimit të plotë të marrëveshjes bazike me Serbinë.

“Dje kam takuar ndihmëssekretarin e shtetit amerikan Jim O’Brien dhe ambasadorin Jef Hovenier. Ne diskutuam rëndësinë e respektimit dhe zbatimit të plotë të marrëveshjes bazike. Ne gjithmonë do të jemi mirënjjohës ndaj SHBA-së për rolin qendror dhe mbështetjen e Kosovës në rrugën tonë drejt integrimit euroatlantik”, ka shkruar Kurti./21Media

Back to top button