Kurti njofton për vizitën e tij në Stamboll

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot ishte për vizitë në Stamboll të Turqisë, ku u prit nga presidenti i vendit, Recep Tayyip Erdogan.
Kurti ishte i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ambasadori i Kosovës në Turqi, Agon Vrenezi dhe ish kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.
Kurti tha se përgjatë darkës, ai dhe Erdogan folën për raportet Kosovë-Turqi, dhe mundësitë për bashkëpunim në fushën e ekonomisë, tregtisë, sigurisë dhe mbrojtjes./21Media