Lajçak e informon ndihmës zëvendësministren kanadeze për Evropën rreth dialogut Kosovë-Serbi

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka takuar ndihmës zëvendësministren kanadeze për Evropën, Sandra McCardell.
Në një postim në Twitter, Lajçak ka thënë se në këtë takim e ka informuar zëvendësministren kanadeze për dialogun si dhe zhvillimet e fundit në Ballkan.
“Më vjen mirë që takova ndihmës zëvendësministren e Kanadasë për Evropën, Sandra McCardell sot në Bruksel. E informova atë për zhvillimet më të fundit në Ballkanin Perëndimor dhe për dialogun Beograd-Prishtinë”, ka shkruar ai në Twitter./21Media
Good to meet 🇨🇦 Assistant Deputy Minister for Europe, Sandra McCardell in Brussels today. I updated her on the latest developments in the Western Balkans and the Belgrade-Pristina Dialogue. Very grateful for the strong Canadian support to the 🇪🇺 work in the region. pic.twitter.com/46nUnKQ230
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) February 3, 2023