Kurti nuk jep datë për vizat: Nuk është çështja e jona

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se nuk mund të japë datë për liberalizmin e vizave.
Ai në një konferencë për media deklaroi se Kosova ka plotësuar kriteret tas e 4 vjet, por që nuk mund të flasë në emrin e Bashkimit Evropian sa i përket caktimit të datës.
“Besoj që imazhi i Kosovës në masë të konsiderueshme është rregulluar. Dhe kjo duhet të rregullohet në qëndrimet e BE-së karshi neve. Ne kemi plotësuar kriteret dhe në muajin e ardhshëm bëhen 4 vjet prej se është rekomandur për herë të dytë liberalizimi. Është theksuar problem në imazhin e Kosovës. Kemi punuar shumë dhe organizatat prestigjionze kanë dëshmuar se imazhi i Kosovës nuk është i para dy viteve. Shpresoj kjo të reflektojë. Por nuk mund të flas me datë se kur bëhet liberalizimi sepse nuk është çështja e jona. Ne po i bëjmë aq sa mundemi detyrat e shtëpis e shtëpisë dhe po bëjmë më të mirën. Por nuk mund të flasim në emrin e tyre.’’, tha Kurti./21Media

Back to top button