Heqja e akcizës për naftën, çfarë thotë Kurti për këtë?
Heqja e akcizës së naftës po konsiderohet si politike e padobishme për kryeministrin, Albin Kurti.
Ai në një konferencë për media tha se një gjë e tillë nuk i ndihmon qytetarët, përkundrazi sipas tij ndikon në rritjen e fitimit të tregtarëve.
“Ajo nuk ju ndihmon atyre që kanë më së shumti nevojë. Shembulli i Gjermanisë për heqjen e tatimit të naftë nuk i ndihmon qytetarët.”, tha Kurti
Ai tutje u shpreh që ndihma ndaj qytetarëve të bëhet përmes politikave sociale.
“Jo duke bërë hamendësime që shndërrohen në superprofit për tregtarët.”, deklaroi kryeministri.
Tutje i pari i Qeverisë paralajmëroi se do të përpilohet një udhëzim administrativ lidhur me çmimet e naftës
“ Mund të jetë shumë shpejt por kurrsesi s’është larg. Synimi ynë është që të mbrojmë konsumatorët, njëkohësisht të kujdesemi që tregu të mos deformohet dhe të ketë konkurrencë të barabartë.”, tha Kurti./21Media