Kurti: Nuk kemi sesi të mos i kujtojmë ata që punuan e luftuan për lirinë e pavarësinë

Për nder të 14-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë është bërë ngritja solemne e flamurit të Republikës së Kosovës, kështu që nisin edhe aktivitet për shënimin të shënuar këtë ditë.
Në një prononcim për media, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke i uruar qytetarët për 14 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës dha edhe një mesazh.
“Teksa kremtojmë e festojmë, gëzohemi dhe e urojmë njëri-tjetrin, nuk kemi se si të mos kujtojmë e përkujtojmë ata që punuan dhe luftuan për lirinë e popullit dhe pavarësinë e vendit ka thënë Kurti duke treguar se pas ngritje së flamurit nga kryeqyteti do të shkojnë në kryeqendrën e kryengritjes të popullit, te kompleksi “Adem Jashari”.

Akti i ngritjes së flamurit sot shënon nisjen e aktiviteteve për nder të pavarësisë.
Gjatë ceremonisë së kryer nga Garda Ceremoniale e FSK-së, të pranishëm kanë qenë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri, Albin Kurti, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari./21Media
 
 

Back to top button