Kurti optimist se brenda pak muajsh mund të arrihet marrëveshje me Serbinë
Kurti: Nuk frikësohem nga Putin, por ai është i fiksuar me Kosovën
Kryeministri i Kosovës , Albin Kurti ka thënë se nuk ka frikë nga presidenti rus, Vladimir Putin, por është shprehur se është i kujdesshëm, pasi që sipas tij, Putin është i fiksuar me Kosovën.
“Unë jam i kujdesshëm, por nuk kam frikë kurrë. Unë jam vigjilent. Putini është i fiksuar pas vendit tonë. Ai ishte i kënaqur për mungesën e suksesit të ndërhyrjeve perëndimore në Irak dhe Afganistan. Atë e zemëron dhe e nervozon fakti që kanë pasur sukses në Kosovë.”, ka deklaruar Kurti për të mediumin zvceran, “Blick”
Kurti otimist se brenda pak muajsh mund të arrihet marrëveshje me Serbinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kuti ka thënë se është optimist për arritjen e një marrëveshje me Serbinë brenda pak muajsh. Ai këto deklarata i ka bërë të të përditshmen zvicerane, Blick.
“Unë jam optimist se një marrëveshje mund të arrihet brenda pak muajsh nëse ekziston vullneti për të arritur një marrëveshje – dhe mbështetja e Perëndimit demokratik, pra BE-së, NATO-s, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe. Unë kam shprehur vullnetin tim për ta bërë këtë. Por për një marrëveshje duhen dy palë. Për të pasur paqe afatgjatë, siguri dhe stabilitet rajonal, Serbia duhet të distancohet dy herë: nga e kaluara e Millosheviqit dhe tani nga Putini. Sepse Serbia po i afrohet gjithnjë e më shumë Rusisë. Putin dëshiron të nxisë konfliktin me Kosovën.”, ka thënë Kurti.
E në arritjen e një marrëveshje Kosovë- Serbi, Kurti ka pranuar se edhe Zvicra luan një rol të rëndësishëm.
“Zvicra paqedashëse na kupton shumë mirë , qoftë edhe sepse shumë nga qytetarët tanë jetojnë këtu. Dhe Zvicra luan një rol të rëndësishëm: qoftë në çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes në Kosovë apo në lidhje me një marrëveshje paqeje.”, ka deklaruar Kurti.
I pari i qeverisë po ashtu ka folur edhe për situatën në veri. Ai ka thënë se situata aktualisht është e qetë.
“Situata është e qetë për momentin, policia jonë është prezente. Dhe së fundi kam bërë një thirrje publike për të gjithë serbët në Kosovë që të aplikojnë për punë në shërbimin publik, për shembull në forcën policore. Kjo vjen pasi zyrtarët serbë dhanë dorëheqjen mes tensioneve në veri të Kosovës. Nuk është qëllimi im të zëvendësoj serbët në pushtet me shqiptarë! Dua serbët në këto pozita.”, ka deklaruar Kurti.
Partia më e madhe në Zvicër, SVP, po kërkon që Zvicra të tërheqë ushtarët e saj nga Kosova. Lidhur me këtë Kurti ka thënë se nuk dëshiron që një gjë e tillë të ndodh.
“I jemi shumë mirënjohës Zvicrës për kontributin që po jep Swisscoy në Kosovë. Ne nuk do të dëshironim që ajo të tërheqë ushtarët e saj nga Kosova. Tani nuk është koha e duhur për këtë. Serbia ka ndërtuar 48 baza ushtarake në kufirin tonë, të cilat përbëjnë kërcënim për vendin tonë, pranë tyre janë parë mercenarë të grupit Ëagner dhe bandës famëkeqe të Ujqërve të Natës. Ne kemi nevojë për mbështetjen e Zvicrës dhe mezi pres që Zvicra të zgjasë mandatin e saj deri në vitin 2026 së shpejti.”, ka thënë Kurti ndër tjerash./21Media